Sapun, me një formulë 100% natyrale, të pasuruar me vaj ulliri ekstra të virgjër, qumësht dhie, vitaminë A, B, C, D, E, proteina dhe acide alfa-hidroksike (acid laktik), me veti rigjeneruese dhe hidratuese për lëkurën. Përdoret për pastrimin e papastërtive dhe sebumit të tepërt nga lëkura, minimizon poret e dukshme, pastron qelizat e vdekura nga sipërfaqja e lëkurës, ndihmon në trajtimin e akneve, forcon teksturën e lëkurës dhe pasuron lëkurën me nutrientë. Vaji i ullirit ka veti anti-oksiduese dhe parandalon plakjen e parakohshme të lëkurës, të shkaktuar nga stresi oksidativ. Nuk përmban parabenë, sulfate, vaj palme apo përbërës të derivuar nga yndyra e kafshëve. Ky produkt është i përshtatshëm për përdorim në të gjithë llojet e lëkurës dhe flokëve.