Sapun, me një formulë 100% natyrale, të pasuruar me vaj ulliri ekstra të virgjër dhe ekstrakt lulesh karafili, me veti purifikuese, zbutëse dhe aromatizuese. Përdoret për pastrimin e pluhurit dhe yndyrës së akumuluar në poret e lëkurës, zbut dhe qetëson lëkurën, eliminon qelizat e vdekura të lëkurës duke stimuluar rigjenerimin dhe qarkullimin qelizor, ndihmon në trajtimin e celulitit, trajton infeksionet fungale, ekzemën dhe irritimin e lëkurës, si edhe u jep flokëve volum dhe shkëlqim. Ky produkt është i përshtatshëm për përdorim në të gjithë llojet e lëkurës dhe flokëve.