Xhel purifikues për lëkurën, me një formulë të testuar klinikisht, të pasuruar me avokadat butili, L-PCA zinku, ekstrakt të bimës Boswellia (temjan indian), glukozë, ksilitol natyral dhe propolis, i cili pastron butësisht duke eliminuar papastërtitë dhe sebumin e tepërt. Avokadati i butilit dhe L-PCA zinku kanë veti sebo-rregullatore, që balancojnë nivelin e sebumit të sekretuar në lëkurë. Ekstrakti i bimës Boswellia, glukoza, ksilitoli natyral dhe propolisi kanë veti anti-inflamatore, hidratuese dhe mbrojtëse. Ky produkt është i përshtatshëm për përdorim në lëkurë të ndjeshme, mikse në të yndyrshme, dhe në lëkurë me imperfeksione. Mënyra e përdorimit: Aplikojeni në lëkurën e lagur në të gjithë fytyrën dhe qafën, çdo mëngjes dhe mbrëmje ose sipas udhëzimeve të dermatologut ose profesionistit të kujdesit shëndetësor. Masazhojeni lehtë dhe shpëlajeni.