Ujë micelar, me veti zbutëse, qetësuese dhe anti-oksiduese të lëkurës, i cili pastron makeup-in nga fytyra dhe sytë, largon pluhurat dhe papastërtitë, eliminon sebumin e tepërt në lëkurë dhe i jep fytyrës freski dhe shkëlqim natyral. Përmbajtja e pasur me anti-oksidantë nxit metabolizmin qelizor dhe rregullon sintezën e melatoninës në lëkurë. Ky produkt është i përshtatshëm për përdorim në të gjithë tipet e lëkurës. Mënyra e përdorimit: Aplikohet në mëngjes dhe në mbrëmje në zonën e fytyrës, nëpërmjet një diskete pambuku. Nuk përmban parabenë, fenoksietanol, vajra mineralë apo silikon, si dhe nuk është i testuar në kafshë.