Suplement ushqimor me vitaminë D3, e cila rekomandohet në profilaksinë e rakitizmit dhe osteomalacisë, të shkaktuar nga mungesa e vitaminës D3, profilaksinë e rreziqeve ekzistuese për sëmundje shkaktuar nga mungesa e vitaminës D3, për funksionimin normal të sistemit imunologjik, funksionin normal muskulor dhe për rritjen dhe zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve. Tek të rriturit mungesa e lehtë e vitaminës D manifestohet me humbjen e oreksit dhe të peshës, problemet e gjumit dhe diarresë. Mungesa më e rëndë shkakton osteomalacinë dhe spazmën e muskujve. Si rezultat i nivelit të ulur të kalciumit brenda tyre kockat bëhen të buta, të thyeshme dhe të dhimbshme. Te fëmijët mungesa e vitaminës D është shkaku i rakitizmit.