Një shprehje elegante e dashurisë dhe harmonisë, kjo statujë dekorative e punuar nga rezinë cilësore është një aksesor i veçantë për çdo ambient. Vjen me një ngjyrë gri të butë dhe detaje bronxi, duke sjell një prekje luksoze dhe moderne. Me përmasat 9x7.5xH32 cm, është ideale për t’u vendosur në dhoma ndenje, komodina, apo në hapësira të tjera që kërkojnë një aksesor të rafinuar dhe simbolik.