Solucioni ngjitës me sprucim është një produkt i krijuar për ngjitje të përkohshme ose të përhershme.
Funksionaliteti i dyfishtë dhe komoditeti i shpërndarjes së produktit e bën atë ideal për përdorim nga logjistika deri tek projektet individuale DIY.
Është gjithashtu i përshtatshëm për lidhjen e dy materialeve të natyrave të ndryshme.
Produkti mund të ripozicionohet brenda pak minutash.
FUSHAT E PËRDORIMIT
Mund të përdoret në materiale të natyrave të ndryshme, si gomë, fletë metalike, pëlhura, lëkurë, tapë, letër.
Jo i përshtatshëm për plastikat PVC / PE.
Lidhja mund të jetë e përkohëshme deri në 24 orë ose e përhershme.
MËNYRA E PËRDORIMIT
Tundeni spray-in.
Në rast të sipërfaqeve veçanërisht të ndotura, degrasatojini ato nga grasot, yndyrnat dhe thajini shumë mirë.
LIDHJA E PËRKOHSHME:
Sprucojeni ngjitësin nga një distancë prej 15-20 cm në njërën prej sipërfaqeve dhe ngjitini ato menjëherë.
Nëse është e nevojshme, i ripoziciononi sipërfaqet brenda pak minutash.
Pas 24 orësh lidhja është formuar, shkëputja varet nga materiali dhe trashësia e shtresës së ngjitësit.
LIDHJA E PËRHERSHME:
Sprucojeni ngjitësin në të dyja sipërfaqet, lëreni të thahet për të paktën 5 minuta dhe ngjitini fort sipëfaqet.
Koha e tharjes është 24 orë.
Pas përdorimit, kthejeni spray-in me kokë poshtë dhe spruconi shkurtimisht për të hequr mbetjet e ngjitësit.
RUAJTJA
Afati i ruajtjes së produktit në paketim të mbyllur dhe të ruajtur në temperaturën e dhomës: të paktën 1 vit.
PAKETIMI
Spray
Përmbajtja: 400 mL
Kodi: 4316
SHËNIM
TË DHËNAT FIZIKE
• Pamja Lëng viskoz
• Ngjyra e verdhë
• Erë karakteristike
• Pesha specifike Kg/L: 0,726
• Lëndë shtytëse: DME
• Temparaturat e funksionimit në °C: -25°C + 70°C