Set me vegla pune lodër për fëmijë, i cili përmban një çekiç, një vidator, një helmetë, një kaçavidë të drejtë, një kaçavidë kryq, një pincë, 5 gozhdë, 5 vida dhe aksesorë të tjerë, prej materiali plastik, në ngjyrë të kuqe, të verdhë dhe blu. Kjo lodër ndihmon në zhvillimin e aftësive motorike dhe aftësive të të mësuarit, nëpërmjet lojës në role. Materiali përbërës dhe boja nuk kanë përmbajtje toksike apo të dëmshme për fëmijët dhe produkti është i çertifikuar për siguri në përdorim. Ky produkt është i përshtatshëm për përdorim nga fëmijë mbi 3 vjeç.