Rafti shumëfunksional i cili do të lehtësojë punën tuaj për organizimin në shtëpi. Mund të përdoret aty ku ju dëshironi, për të organizuar sendet tuaja dhe po ashtu edhe për ekspozimin e objekteve dekoruese. Vjen me një dizanj elegant dhe në ngjyrë lisi natyrale që i japin një pamje të sofistikuar. Sipërfaqja e rafteve përbëhet nga melamina ndërsa struktura është metalike. Një zgjedhje elegante dhe moderne, me një stil minimalist. Me anë të dizanjit të saj ky raft përshtatet shumë mirë në disa përdorime. Rezistent por edhe tepër modern duke i shtuar shtëpisë tuaj një orendi me klas.
Specifikime teknike
Gjerësia: 67 cm
Lartësia: 123.5 cm
Materiali i sipërfaqes: Syprinë melamine
Materiali i strukturës: Strukturë metalike (e bardhë)