Piletat e dyshemesë janë një element i rëndësishëm për sistemin e kanalizimit në ndërtesa të cilat do t'ju ndihmojnë në largimin e ujit nga sipërfaqja juaj e dyshemesë. Ju do të keni një ambient të pastër dhe të sigurtë në çdo kohë, pa dëmtuar hapësirat tuaja të brendshme të tualetit apo edhe ambienteve të tjera. Materiali i kornizës është PVC, dhe materiali i pjesës së sipërme është inoks, i qëndrueshëm dhe rezistent ndaj ndryshkjes. Këto pileta lineare janë shumë të thjeshta në instalim dhe mirëmbajtje.