Kjo pikturë e printuar ka një stil modern dhe të sofistikuar. Korniza e saj në ngjyrën e drurit natyral dhe efekti 3D janë dy elementë që e specifikojnë këtë kornizë dekoruese. Stili minimalist i cili karakterizon këtë pikturë e bën atë zgjedhjen perfekte si për ambientet e shtëpive po ashtu edhe për ambientet e mëdha si hotele, holle apo resatorante. Ngjyrat e përzgjedhura me kujdes, natyrale dhe shumë të gjalla, janë disa detaje të kuruara dhe të përzgjedhura me kujdes. Një element i domosdoshëm për ta bërë hapsirën që ju do të arredoni më të këndshme dhe më të veçantë, duke i rezistuar kohës. Përmasat e pikturës janë 40xH60 cm, një pjesë arti e cila do të mbushë hapësirën boshe të mureve tuaja.