Një zgjedhje që sjell freski dhe stil në çdo ambient, kjo pemë artificiale ulliri është realizuar me kujdes për të imituar në mënyrë sa më reale pamjen e një ulliri të vërtetë. Me gjethe në nuanca jeshile, ajo qëndron mbi një vazo moderne në ngjyrë të zezë dhe arrin një lartësi prej 210 centimetra. Një aksesor elegant dhe që ska nevojë për mirëmbajtje, i cili përshtatet lehtësisht si në hapësira të brendshme ashtu edhe të jashtme, duke i dhënë çdo këndi një atmosferë të qetë dhe natyrale.