Eau de parfume (EDP) për femra, me përqëndrim 5-15 % të vajrave esencialë (parfum), i pasuruar me sythat e çmuar të Trëndafilit Centifolia, aroma Rosa Nobile hapet me nota të buta dhe të gjalla të mandarinës siciliane, Bergamoit kalabrez dhe pipërit. Në zemër të këtij eau de parfumi për femra, thekse intensive dhe prej kadifeje të Bozhures, Manushaqes dhe Zambakut vijnë së bashku me pasurinë mbështjellëse të Trëndafilit italian, ndërsa baza është e rrumbullakosur nga druri i Kedrit, ambergris dhe Myshk. Të spërkatet 12-18 cm larg trupit, ndërsa për një aromë më të fortë të aplikohet në kyçet e duarve, në qafë dhe parakrahë.