Eau de parfum (EDP) për femra, me përqendrim 15-20 % të vajrave esencialë (parfum), i pasuruar me ekstrakt druri palisandre braziliane, jaseminë, kumin, lule tuberose, ekstrakt trëndafili, lule zambaku, arrë kokosi, ekstrakt kumbulle, ekstrakt kajsie, vanilje, bajame, dru sandali dhe misk të bardhë. Ka një aromë delikate lulesh dhe frutash ekzotike. Të spërkatet 12-18 cm larg trupit, ndërsa për një aromë më të fortë të aplikohet në kyçet e duarve, në qafë, parakrahë dhe pas veshëve.