Ndriçues muri, E27, 1x40W, xham i bardhë dhe xham i zi, nikel- satini. Drita është një element që hijeshon dhe shndërron hapësirën, duke krijuar kontraste të lehta dritë-hijeje dhe duke evidentuar volumetritë e detajet arkitektonike të hapësirave të brendshme. Ndriçuesi i murit me formë katrore, i përbërë nga shirita xhami në ngjyrë të bardhë dhe të zezë, të kapur me elementë prej nikel-satini, sjell ekstravagancë, stil bashkëkohor dhe mundësi për t'u kombinuar me elementë të dekoreve tuaja me ngjyra gri, blu, të zezë,të kuqe etj. Kujdesuni për detajet që bëjnë diferencën, që shtojnë stil dhe përsosin estetikisht e funksionalisht hapësirat tuaja me një çmim tepër ekonomik.