Një aksesor që bashkon funksionalitetin me estetikën. Ky matës kohe dekorativ është punuar nga xham dhe rezinë të qëndrueshme me ngjyrë të bardhë që e bën elegante në pamje por dhe të përshtatshme me stile të ndryshme arredimi, duke sjellë një ndjesi pastërtie dhe qetësie në çdo hapësirë. Me dimensione 10x7xH23 cm, është ideal për t’u vendosur në tavolina, rafte apo ambiente pune si një dekor fin dhe një simbol i rrjedhjes së kohës.