Zhvilloni kreativitetin dhe aftësitë ndërtuese të fëmijës tuaj me këtë set të mrekullueshëm Mega Bloks Pokémon që përfshin dy nga personazhet e dashura, Emolga dhe Bulbasaur, në një ambient pylli magjik! Përbëhet nga 194 pjesë për ndërtim kreativ dhe sfidues. Përfshin personazhet Emolga dhe Bulbasaur në skenën Charming Woods. Ky set ndërthur lojën me ndërtimin, duke stimuluar imagjinatën dhe kreativitetin e fëmijëve. Ndërtimi i pjesëve ndihmon në zhvillimin e aftësive motorike dhe mendimit logjik, ndërsa loja me personazhet Pokémon sjell argëtim dhe aventura të reja.