Koshi i rrobave me material kashtë është një zgjedhje me stil dhe shumë moderne për hapsirën organizuese të tualetit tuaj dhe po ashtu me një kapacitet të lartë mbajtës. Vjen në përmasat 45x36xH59 cm dhe në ngjyrë kafe natyrale që e bën më të lehtë kombinimin me pjesën e orendive të tualetit tuaj. Materiali i kashtës e bën atë të jetë rezistent dhe i qëndrueshëm dhe veshja e brendshme është material tekstili që i shton higjenën. Ju do ta keni shumë të lehtë punën tuaj të përditshme për organizimin e rrobave të papastra por në të njëjtën kohë mund ta përdorni edhe si një shportë magazinimi varësisht nevojave tuaja.