Koshi i rrobave i punuar në material kashte dhe me një ngjyrë natyrale, është zgjedhja ideale për tualetet tuaja. Në përmasat 35xH50 cm, ka një kapacitet të lartë mbajtës. Falë dizanjit minimalist dhe ngjyrës së pastër natyrale, ju do të keni një aksesor shumë të këndshëm në tualetin tuaj që do të ofrojë ndjesinë e rregullit dhe pastërtisë. Mund të përdoret si në tualete, ashtu edhe në lavanderi por edhe në dhoma të tjera për të organziuar sende të ndryshme. Një blerje e zgjuar, praktike dhe me funksionalitet të lartë. Përmasat e tij ofrojnë hapësirë të mjaftueshme për rrobat e papastra, duke ndihmuar në ruajtjen e rendit në shtëpi. Rrethore, që i përshtatet lehtësisht çdo ambienti dhe është e lehtë për t'u vendosur në hapësira të ndryshme.