Emulsion hidratues i fortë, me një formulë të testuar dermatologjikisht dhe mikrobiologjikisht, të pasuruar me acid hialuronik, me efekt të theksuar antirrudhë dhe veti zbutëse dhe tonifikuese, i cili ka veprim matifikues në lëkurë, duke eleminuar yndyrën e tepërt. Mënyra e përdorimit: pas pastrimit të fytyrës aplikoni kremin dhe masazhojeni ngadalë, me lëvizje rrethore, butësisht me mollëzat e gishtave. Ky produkt është i përshtatshëm për aplikim në lëkurë normale ose mikse.