Dyshek me ajër Bestway është zgjedhja ideale për komoditet të plotë gjatë pushimeve, kampingut apo përdorimit të përkohshëm në shtëpi. Ky dyshek ofron kapacitet mbajtës deri në 150 kg dhe ka një strukturë të brendshme të qëndrueshme I-beam, që siguron stabilitet dhe mbështetje optimale gjatë gjumit.Pjesa e brendshme është e përbërë nga materiali 3-shtresor TriTech, rezistent ndaj grisjes, duke garantuar jetëgjatësi dhe qëndrueshmëri. Sipërfaqja e jashtme është e butë dhe velveto, për një ndjesi të këndshme dhe rehatshme.Dysheku është i përshtatshëm për përdorim brenda dhe jashtë ambienteve, dhe është i pajisur me një valvulë 2-drejtimëshe me çlirim të shpejtë që e bën fryrjen dhe çfryrjen shumë të lehtë dhe të shpejtë. Në paketim përfshihet edhe ngjitësi për riparim në rast të dëmtimeve të vogla.