Dorezat e boksit Amila janë dizajnuar për të ofruar kombinimin ideal mes komoditetit, mbrojtjes dhe qëndrueshmërisë gjatë stërvitjes ose sparing-ut. Të prodhuara nga një kombinim cilësor lëkure sintetike dhe materiali PU (poliuretan), këto doreza ofrojnë rezistencë të lartë ndaj konsumit dhe qëndrueshmëri afatgjatë, edhe në seanca intensive stërvitjeje. Masa 14 OZ i bën ato të përshtatshme për stërvitje me thes, teknikë apo për përdorim të përgjithshëm rekreativ nga të rriturit. Mbushja e brendshme është e projektuar për të absorbuar goditjet dhe për të mbrojtur nyjet dhe kyçet gjatë godtijeve. Dorezat kanë mbyllje me ngjitje të fortë (Velcro), që siguron stabilitet në kyç dhe veshje të shpejtë e të sigurt. Kombinimi i ngjyrës së zezë me të bardhë i jep një pamje klasike dhe profesionale. Ideale për boks.