Një ambjent i bukur ka nevojë për orendi elegante por edhe praktike. I tillë është edhe ky divan 2-vendësh, i cili vjen në përmasat perfekte për të pasur hapsirën që duhet. Tapiceria ka material tekstili në ngjyrë gri dhe struktura ka material druri. Përmasat e divanit janë 136x77xH82 cm dhe përshtatet në mënyrë perfekte me orenditë që mund të keni. Shtojini hapsirës tuaj një prekje elegante dhe moderne.