Çaj bimor, me një përzierje që përmban lule sumbullbari, kamomil, mente, lule bliri, lëvore shelgu dhe bar blete, të cilat plotësojnë veprimet e njëra tjetrës dhe kanë një efekt të plotë qetësues në neurozat e ndryshme, në pagjumësinë nervore dhe në lodhjen nervore që shoqërohet me pagjumësi dhe dhembje koke. Lulja e sumbullbarit, në sajë të esencës dhe lupolonit që përmban, qetëson sistemin nervor qëndror, lehtëson gjendjen e padëshirueshme gjatë tensionit nervor dhe sjell gjumin. Kamomili dhe fleta e mentes kanë veti spazmolitike dhe sedative mjaft të mira. Lulet e blirit përmbajnë esenca dhe substanca të ndryshme që përmirësojnë gjendjen nervore dhe si rrjedhim lehtësojnë gjumin. Lëvorja e shelgut ka veti qetësuese në pagjumësi si dhe bari bletës ka veti të lehta gjumësjellëse.