Çaj bimor me efekt anti-celulit, me një formulë të pasuruar me rrënjë qumështoreje, kanellë, borzilok, gjethe mështekne, mustaqe misri, lëvore fasuleje dhe bimë të tjera të pasuruara me potasium, kalcium dhe vitaminë C. Rrënja e qumështores në saj të përmbajtjes dhe vetitë diuretike, rekomandohet në rastet e ënjtjes së trupit nga mos dalja e ujit prej tij dhe formimi i celuliteve. Kanella dhe borziloku ndihmojnë në shkrirjen e celulitit me veprimin e tyre ngrohës. Fletët e mështeknës përmbajnë esencë me betulol e betulen, saponinë, rrëshirë, vitamina, tanine katekike dhe flavonoide, që shtojnë veprimin diuretik i cili jep efekt të mirë në trajtimin e sëmundjeve të zemrës që shoqërohen nga mbajtja e ujit në organizëm, si edhe ndihmojnë në nxjerrjen e acidit urik e të kolisterinës. Mustaqet e misrit ndihmojnë në mënjanimin e ujit nga indet dhe ndihmojnë në largimin e celulitit. Lëvorja e fasules ka veti diuretike, në rastet e grumbullimit të ujit në organizëm, si dhe luan një rol pozitiv në funksionimin e veshkave.