Çaj bimor, me një formulë që përmban lule kamomili, që përdoret si një qetësues natyror mjaft efikas, ul flatulencën (fryrjen e stomakut) dhe qetëson spazmat e muskulaturës. Përdoret për të trajtuar problemet e diarresë, për të trajtuar infeksionet urinare dhe për të përmirësuar djersitjen dhe diurezën. Kamomili qetëson irritimin e sistemit nervor dhe përdoret për shpëlarjen e syve të irrituar, përdoret kundër problemeve të lëkurës, infeksioneve në vesh dhe djegieve të lëkurës, si edhe përshpejton procesin e rigjenerimit. Ky produkt është i përshtatshëm për përdorim si një pije e përditshme. Rekomandohet të ruhet në vende të thata larg dritës dhe lagështisë.