Çaj bimor, i cili përmban kamomil, lëvore shelgu, mente, sumbullbar, gjethe sherebele dhe bar blete, me efekt qetësues, që vepron drejtpërdrejt në sistemin nervor qendror, duke larguar dhimbjet e kokës. Kamomili përmban esencë me kamazulen, bisabolol dhe farnesen, duke nxitur djersitjen, duke qetësuar nervat në tërësi dhe duke ulur ngacmueshmërinë e sistemit nervor qendror. Lëvorja e shelgut përmban një heterozid salicilinë, i cili qetëson dhimbjen e kokës. Mentja (mentoli) përmban substanca tanike të hidhura, të cilat qetësojnë dhimbjen e kokës dhe marrjen e mendve. Sumbullbari, në sajë të esencës dhe lupolonit që përmban, ka veti të qetësojë sistemin nervor qendror, lehtëson tensionin nervor si dhe lufton pagjumësinë. Gjethja e sherebelës, vepron si një rregullator i mirë i qarkullimit të gjakut, ndihmon në trazirat nervore dhe në të marrët e mendve. Bari i bletës vepron kundër dhimbjes së kokës me origjinë nervore. Rekomandohet të ruhet në vende të thata larg dritës dhe lagështisë.