Çaj bimor me lule bliri, me një esencë të pasur me mucilagje, farnezol, glukozitë të ndryshëm, sheqerna, tanine dhe substanca të përafërta me vitaminën E. Përdoret për trajtimin e sëmundjeve të shkaktuara nga të ftohtët dhe që shoqërohen me temperaturë (simptoma si rrufë, kollë, gëlbazë, etj.). Ky ekstrakt bimor stimulon djersitjen në organizëm për pastrimin e toksinave, përdoret në sëmundjet e veshkave dhe të fshikëzës urinare, përmirëson gjendjen nervore duke lehtësuar gjumin, si dhe përdoret për të lehtësuar dhimbjet dhe çrregullimet e stomakut.