E dizenjuar për resortet dhe baret buzë detit. E kombinuar me materiale cilësore dhe stil të veçantë, kjo çadër ofron jo vetëm mbrojtje nga dielli, por edhe një ndjesi relaksi dhe autenticiteti natyror.
Strukturë nga druri Teak (Tectona Grandis):
Teak-u është një nga drurët më të qëndrueshëm ndaj lagështisë, rrezeve UV dhe ndryshimeve klimatike. I qëndrueshëm në kohë dhe vizualisht i ngrohtë, ky dru i çmuar shton elegancë dhe jetëgjatësi.
Veshja prej kashte natyrale :E frymëzuar nga stilimet tropikale mbulesa prej kashte natyrale jo vetëm freskon ambientin në mënyrë organike, por krijon edhe një pamje unike dhe mikpritëse.
Pavarësisht materialeve natyrale, struktura e kashte ofron hije të bollshme dhe ventilim natyral, duke ruajtur freskinë edhe në ditët më të nxehta.
E përkryer për ambjente që kërkojnë stil natyror, boho, rustik ose luksoz me frymë tropikale. Kombinimi i teak-ut dhe kashte krijon një element dekorativ që tërheq vëmendjen dhe përmirëson ndjeshëm çdo hapësirë.