Biçikletë fitnesi me disk është një pajisje praktike dhe funksionale për stërvitje në ambiente të brendshme. Pajisur me ekran LCD, ajo ofron një përvojë të plotë stërvitore, duke shfaqur në kohë reale informacion mbi kohën e ushtrimit (timer), shpejtësinë, distancën e përshkuar, kalorite e djegura si dhe matjen e pulsit. Me një kapacitet mbajtës deri në 100 kg dhe dizajn modern në ngjyrë të zezë, kjo biçikletë është ideale për përdorues të të gjitha niveleve që kërkojnë të ruajnë formën fizike në mënyrë të rehatshme dhe efikase në shtëpi.