Shop Assistant / Shitës

Code: ELEC03

Qëllimi i Pozicionit: Siguron asistencë dhe shërbim të shkëlqyer ndaj Klientëve.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Mirëpret me etikë të lartë profesionale çdo Klient që interesohet për produktet e departamentit.
  • Kupton nevojën e klientit përkatës, duke dëgjuar me vëmendje maksimale kërkesën e Klientit.
  • Ndihmon klientin në gjetjen e produkteve për të cilat Klienti është i interesuar.
  • Ofron keshilla, të cilat i vijnë në ndihmë Klientit, dhe u përgjigjet me dedikim pyetjeve të Klientit.
  • Finalizon procesin e shitjeve të produkteve në përputhje me nevojën e Klientit.
  • Në bashkëpunim me Supervizorin përkatës kontrollon ekzpozimin për të mbushur stokun dhe angazhohet në sistemin e stokut në nivelin e kërkuar.
  • Rivendos në vendet e duhura të gjitha produktet të cilat janë vendosur në vendin e gabuar nga ana e Klientëve.
  • Siguron informacion periodik mbi kërkesat e ndryshme nga klientët të cilin e raporton çdo ditë tek supervizori përkatës .
  • Detyra të tjera siç nevojiten/kërkohen

 

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:

Edukimi: Të ketë Diplomë universitare ose të jetë në proces.
Eksperiencë pune: Preferohen eksperiencat e ngjashme të punës mbi 1 vit.



Aftësitë:

  • Të jetë i gatshëm dhe i aftë të punojë në grup.
  • Të pëlqejë punën me njerëzit.
  • Të jetë i dobishëm dhe i sjellshëm.
  • Të paturit e një paraqitje të denjë është kërkesë.
  • Njohuri të mira të produkteve.

 

Copyright © 2022 MEGATEK // All rights reserved